Sejdiu për shtyrjen e seancës: Siç duket janë ende në diskutimet e tyre, të pazareve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se shtyrja edhe një herë e seancës konstituive tregon se kemi të bëjmë me pazare nga individë pa alternativë.
“Është hera e shtatë që maltretohen deputetët e Kuvendit, qytetarët, kori diplomatik, mysafirët dhe mediat me këtë qasje komplet joserioze dhe goxha destruktive të koalicionit PAN”.
“Ata kanë kërkuar që seanca të filloj në ora 10.00 dhe ajo u vendos që të fillojë në ora 11.00”
“Është e qartë se nuk kemi të bëjmë me plan, as politik e as ekonomik, por kemi të bëjmë me pazare me individë, individë pa alternativë, që as nuk kanë mendim politik, por të cilët kanë ambicie politike”.
“Sot përsëri siç duket janë ende në diskutimet e tyre, të pazareve”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































