LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Për deputetët kampionati botëror më i rëndësishëm se Kuvendi

Sejdiu: Për deputetët kampionati botëror më i rëndësishëm se Kuvendi

Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdojë me kërkesën për t’u ndërprerë punimet për shkak të mungesës së deputetëve.

Korab Sejdiu nga LDK, kërkoi që seanca të ndërprehet për shkak të mungesës së deputetëve dhe për të vazhduar për të hënën.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se janë gjashtë pika të rendit të ditës që mund të vazhdojnë seancën. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, tha se vazhdimi i debatit me 20 deputetë është kogja qesharak.


Dardan Sejdiu nga PSD-ja, tha se për deputetët si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi i Kosovës.

“Pesëdhjetë minuta më vonë pas përfundimit të pjesës së parë të lojës, por si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi i Kosovës. Është për këqyrje me 50 minuta vonesë diskutojmë a të vazhdojmë apo jo“, tha ai.

Bilall Sherfi nga Nismasocialdemokrate ka theksuar se sikur të ishte vetëm futbolli, i bie që asnjëherë deri thash nuk janë ndërprerë seancat për shkak të mungesës së deputetëve.

“Pra nuk është arsyeja futbolli, së paku unë kështu e shoh se nga 27 sa ka LDK, veç Korabi qenka këtu, kjo i bije që LDK krejt futbollista”, tha ai.

Ndryshe, seanca ka përfunduar për të vazhduar të hënën, pas asaj që është caktuar për të njëjtën ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori