LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: PDK e LDK po bëhen bashkë, kundër Prishtinës

Sejdiu: PDK e LDK po bëhen bashkë, kundër Prishtinës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj publikimeve të, siç thuhet, “punësime të militantëve pa konkurs”.

“Dosjet Pronto kane deshmuar kapjen totale qe Hashim Thaci dhe Kadri Veseli i kane bere institucioneve publike me ane te vegles/ndermjetesuesit Adem Grabovci.

Sot kjo kapje u shperfaq dhe u zhvesh ne plotni. Se pari RTK se bashku me portalet e tyre shperndan nje te pavertete te madhe, pastaj u munduan te barazojne Shpend Ahmetin me Adem Grabovcin, dhe tash vet Hashim Thaci qenka deklaruar qe keto qenkan te njejta.


Ndersa LDK e Isa Mustafes asnje fjale nuk e tha per keto pergjime, perkundrazi hesht sepse eshte vet pjese e ketij organizimi. Qe 14 vite qeverisin bashke, ne Komune deri ne vitin 2014 kur edhe u clirua Prishtina, ndersa ne nivel qendror ende.

Tash e nje kohe jane bashke, tash e nje kohe u munduan me bllokime. Tash perseri po behen bashke kunder Prishtines me instrumentet e ndertuara nga klani Pronto.

1 shtatori eshte afer, renia juaj edhe me afer, e clirimi i institucioneve qe i keni sakatosur nga paditunia, shantazhet dhe kercenimet menjehere pas” (sic.), thuhet në reagimin e Sejdiut në Facebook. /Telegrafi/

PDK kërkon hetim nga Prokuroria: Vetëvendosje punësoi 267 militantë pa konkurs
Lexo po ashtu PDK kërkon hetim nga Prokuroria: Vetëvendosje punësoi 267 militantë pa konkurs
LDK fton qytetarët në protestë: Përjashtoni nga radhët, përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së!
Lexo po ashtu LDK fton qytetarët në protestë: Përjashtoni nga radhët, përfaqësuesit e inkriminuar të VV-së!
Ahmeti e quan shpifje nga “Klani Pronto” listën për punësimin e 250 personave
Lexo po ashtu Ahmeti e quan shpifje nga “Klani Pronto” listën për punësimin e 250 personave
Reagon grupi Etnon: Nuk jemi punësuar në Komunën e Prishtinës
Lexo po ashtu Reagon grupi Etnon: Nuk jemi punësuar në Komunën e Prishtinës