LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Mbështesim çdo nismë serioze për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Sejdiu: Mbështesim çdo nismë serioze për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Deklarimet se “Grupi i Pavarur i Deputetëve” mund të mos e përkrah ndonjë mocion eventual për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, për shkak se ky grup ende nuk është i përgatitur për të hyrë në garë zgjedhore, i ka demantuar Dardan Sejdiu.

Shefi i deputetëve të këtij grupi, ka thënë se “GDP” do ta përkrah çdo nismë serioze për rrëzimin e kësaj qeverie. Por, ka shtuar se ende nuk ka pasur diçka zyrtare rreth kësaj çështje, dhe kurdo që të ketë kërkesë apo propozim konkret do ta analizojnë dhe do të dalin me qëndrim.

“Çdo nismë serioze dhe e mirë menduar do të ketë përkrahjen e GDP! Por ne nuk kemi marr ndonjë kërkesë nga asnjë grup parlamentar. Në momentin kur ka propozim konkret do ta diskutojmë dhe do të dalim me qëndrim”, ka thënë Sejdiu, për Insajderin.


Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdimisht kanë deklaruar se në momentin kur të përfundojë ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, do të organizojnë mocion për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

E me këso deklaratash kohëve të fundit kanë dalur edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita e tanishme në Kuvendin e Kosovës i ka 60 deputetë, njëjtë sa i kanë edhe partitë në pozitë. Kurse, për rrëzimin e qeverisë, nevojiten 61 vota të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori