LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: GDP do të votojë për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Sejdiu: GDP do të votojë për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dardan Sejdiu ka thënë se duhet të këtë sinqeritet nëse janë votat, ose jo për rrëzimin e Qeverisë.

Sejdiu, në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se duhet që të sqarohet nga ana e atyre që marrin iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, se a kanë llogaritur në votat e Listës Serbe, përcjell Telegrafi.

“Nëse ka iniciativë serioze dhe konkrete, madje janë 49 deputetë shqiptarë që ta votojnë rrëzimin e Qeverisë, atëherë do t’i kenë edhe 12 votat e GDP”, ka shtuar Sejdiu.


Sipas tij, nëse është bërë llogaria në votat e Listës Serbe, kjo është problematike për shkak se rrezikohet që të bëhen pjesë e agjendës se Vuçiqit. /Telegrafi/