Trajneri Gani Sejdiu e konsideroi këtë si një fitore shumë të rëndësishme.

“Është një fitore e veçantë, shumë e rëndësishme, nuk diskutohet. Të fitosh kundër Prishtinës në kryeqytet, kundër klubit më të madh në Kosovë, mendoj se është një arritje e madhe".


"Ne kishim ardhur për ta nxjerrë edhe një barazim, i cili do të ishte pozitiv. Mendoj se gjatë tërë takimit kemi qenë dominues të topit, kemi pasur më shumë kreativitet në lojë. Në kësi lojërash vendosin detajet”, tha trajneri Sejdiu.  

telegrafi sport app