Sejdiu: Demokracia e klanit pronto

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se pas dy momenteve vendimtare të klanit pronto, kapja e shtetit u intensifikua, ekonomia u dërmua, zajednica u fillua, ndërsa me ngulm demarkacioni po tentohet.
Ja postimi i plotë i Sejdiut në facebook:Sa për rikujtim: Në vitin 2010 vjedhja industriale e votave u dëshmua, u pranua por edhe u legjitimua duke i lejuar atyre që manipuluan me votën të formojnë qeverinë. Në vitin 2014 gjykata kushtetuese në shpërputhje të plotë me frymën e kushtetutës nuk i dha një shumice legjitime prej 63 deputetëve të drejtën e formimit të qeverisë vetëm pse PDK nuk ishte pjesë e kësaj qeverie. Dhe pas të dyja këtyre momenteve vendimtare kapja e shtetit u intensifikua, ekonomia u dërmua, zajednica u fillua, ndërsa me ngulm demarkacioni po tentohet.







































