LAJMI I FUNDIT:

Sefaj takon ambasadorin e Belgjikës, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Sefaj takon ambasadorin e Belgjikës, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Belgjikës në Kosovë, Françoios Bontemps dhe përfaqësuesin e zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Në këtë takim ministri Sefaj e njoftoi ambasadorin belg për situatën e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe përpjekjet që po bëjnë institucionet e zbatimit të ligjit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Theks i veçantë në këtë takim i vu bashkëpunimit policor në mes dy vendeve sa i përket luftimit të terrorizmit dhe masat të cilat kanë marrë ty dy shtetet dhe për bashkëpunimet në projekte konkrete mes dy policive.


Ministri Sefaj falënderoi shtetin belg për mbështetjen që ka dhënë në shumë fusha në Kosovë, ndërsa në veçanti sa i përket sektorit të sigurisë në forcimin e rendit dhe ligjit.

Ambasadori Françoios Bontemps, theksoi se shteti belg do të vazhdojë të jetë partner i Republikës së Kosovës në avancimin e mëtejmë të demokracisë dhe në angazhimin konkret për forcimin e institucioneve të sigurisë dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të tij për forcimin e këtij bashkëpunimit mes dy policive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori