LAJMI I FUNDIT:

Sefaj raportoi për përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane

Sefaj raportoi për përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane ka raportuar ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane.

Sefaj gjatë raportimit tha se nga 98 masa për të cilat MPB-ja është përgjegjëse, deri më tani, 77 masa janë përfunduar, ndërsa 21 sosh janë në realizim e sipër.

Anëtarë të Komisionit kërkuan sqarime të shumta nga ministri Sefaj lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane, mirëpo ata shtruan edhe çështje tjera që ndërlidhen me punën e kësaj ministrie dhe sfidat me të cilat është ballafaquar ky institucion.


Sa i përket menaxhimit të kufirit, sipas ministrit Sefaj, në këtë pikë janë paraparë gjithsej 16 masa zbatuese, prej tyre 13 janë realizuar, ndërsa tri masa janë në realizim e sipër.

Në çështjet që ngritën anëtarë të Komisionit, lidhur me luftimin e krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit, si dhe luftimin e narkotikëve, ministri Sefaj tha se në fushën e luftimit të krimit të organizuar, nga 13 masat e planifikuara, 10 masa janë përfunduar, ndërsa tri masa janë në realizim e sipër.

Ndërsa, në fushën e luftimit të terrorizmit, ministri Sefaj tha se 4 nga 8 masat e planifikuara janë përfunduar.

Pas raportimit të ministrit, Komisioni shqyrtoi edhe përkrahu për miratim në seancë plenare Projektligjin për standardizim, me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori