Seanca të reja për lëndët “Tenderë”, “Tortura”, “T.N.T.”, “Tarifa” dhe “Trajektorja”

Në Gjykatën Penale sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Tenderë”, “Tortura”, “T.N.T.”, , “Tarifa” dhe “Trajektorja”.
Rasti “Tenderë” ku e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska për tenderin e zbatimit të punës ndërtimore të muzeut të OBRM-së nga projekti “Shkupi 2014” është në procedurë dëshmuese.
Sipas Prokurorisë, një pjesë e punëve në muze janë kryer në interes të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohet shpallje për ndarje të marrëveshjes për furnizim dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin e furnizimeve publike, Kançeska-Milevska përmes bisedimeve me drejtorin gjeneral të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shkupi ka propozuar të punohet me punën në muze, ku janë kryer punë ndërtimore para se të arrihet marrëveshja për furnizim publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seancë të re sot do të ketë edhe lënda “Tortura”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, Ivica Antevski ish-njeriu i parë i njësitit “Alfa” dhe pesë persona tjerë të njësitit.
Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë për lëndën “T.N.T.” që është në procedurë dëshmuese. Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski, që është në paraburgim në burgun “Shkupi” dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarin në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike duke shkatërruar kompleksin “Kosmos” të Fijat Canovskit.
Gjithashtu seancë të re do të ketë edhe për rastin “Tarifa” ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera.
Në këtë lëndë bëhet fjalë për aktakuzë për furnizimin ilegal të sistemit softuer për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM, që kushton rreth katër milion euro. Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarit kanë keqpërdorur pozitën dhe procedurën për furnizimin publik.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski i cili është në paraburgim në burgun e “Shkupit”, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i ndërmarrjes publike rrugë shtetërore, Ljupço Georgievski për lëndën “Trajktorja”.
Sipas akuzave të PSP-së ata në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë më shumë veprime ku në procedurë për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e rrugëve Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë shfrytëzuar kompetencat e tyre. Më këtë, sipas PSP-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror së paku 155 milion euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit