LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 21° partlycloudy_day

​Seanca solemne e Prishtinës: Këtë festë po e zbeh mungesa e krerëve të UÇK-së

​Seanca solemne e Prishtinës: Këtë festë po e zbeh mungesa e krerëve të UÇK-së

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne për nder të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë seancë u nderuan edhe 5 gra të cilat dhanë kontributin e tyre gjatë luftës, derisa të zbehtë festimet e sotme u tha se po i bënë mungesa e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

Kjo seancë nisi me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe atij të Shqipërisë dhe me një minutë heshtje për të nderuar të gjithë të rënët për liri.


Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama teksa ka uruar qytetarët e Kosovës për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës tha se dita e sotme qoftë ditë afirmimi i forcës dhe qëndresës së bashkuar.

“Në këtë përvjetor nderimin do t’ua drejtojmë grave që qëndruan të patrembura që luftuan për lirinë, për të ardhmen e Kosovës. Nuk i pamë në optikën e mirëfilltë të cilën meritojnë të shihen si heroin, si atdhetare që bënë krejt çka munden për lirin që po e gëzojmë sot…..17 shkurti është dita kur liria jonë merr formën e dhimbjes për të rënët, por edhe të nderimit të sakrificës së bërë nga ata e ato që deshën më shumë sesa veç një jetë për vetveten, që lirinë e deshën për të gjithë ne…. Qoftë kjo ditë e riafrimit të forcës dhe të qëndresës sonë të bashkuar le të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe të vazhdojmë ta përforcojmë shtetësinë e Kosovës”, theksoi ai.

Në këtë seancë për kontributin e dhënë gjatë luftës me mirënjohje u nderuan Ramize Avdullahu-Salihu, Emine Vitia-Brahimi, Hyrie Veliu, Ibadete Canolli-Kaçiu dhe Zymrie Vitia.

I pari i Prishtinës këto pesë gra i quajti shembuj të fuqisë dhe sakrificës.

“Janë shembuj të fuqisë, janë shembuj të sakrificës, janë shembuj të dashurisë së pamasë për atdheun. Janë fati i kësaj toke që triumfoi e që sot e feston pavarësinë. Secilës prej këtyre heroinave që na nderojnë në sallë me praninë e tyre i dhurojmë një pllakë mirënjohje në shenjtë të miradisë të pafundme”, u shpreh ai.

Ajet Brajshori asamblisti i LDK-së që e udhëhoqi këtë seancë solemne tha se a rruga për liri dhe pavarësi ishte e gjatë dhe i ka rrënjët në gjak.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe do të mbetet e drejtë, përkundër procesit të gjykimit të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit e Sali Mustafës e shumë të tjerëve që po gjykohen padrejtësisë në gjykatën e Hagës…. Gjaku dhe liria jeta e të rënëve do të mbetet fanari i përjetshëm i lirisë së Kosovës, sepse liria i ka rrënjët në gjak”, tha ai.

Përfaqësuesi i Organizatave nga Lufta dega në Prishtinës, Fatmir Sopi u shpreh se festimet në këtë ditë po i zbeh mos prezenca e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sopi tha se 17 shkurti 2008 ishte akti i cili shënoi përpjekjet shekullore të popullit për liri dhe pavarësi.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është njëri nga projektet më të mëdha të kombit shqiptar. Me luftën e saj të drejtë dhe çlirimtare fitoj së pari përkrahjen e popullit shqiptar e të gjithë botës demokratike me në krye me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar e BE. Pas shtimit të radhëve të saj dhe luftës titanike që po zhvillohej ajo fitoi edhe ndihmën dhe përkrahjen e forcës më të madhe ushtarake në botë NATO… Me këtë akt u kurorëzuan përpjekjet shekullore të popullit tonë që të jetojmë të lirë e të pavarur. Sot populli ynë feston 17 vjetorin me arritje të mëdha pothuajse në të gjitha fushat dhe sferat e jetës. Nga një tokë e djegur siç e la pushtuesi serb, Kosova po ecë drejtë horizonteve të reja. Derisa ne të gjithë po e festojmë, këtë ditë po e zbehë mos prezenca e liribërsëve dhe atyre që shpallën pavarësinë tonë, krerëve të UÇK-së të cilët padrejtësisht po përballen në Gjykatën Speciale me akuza të pabaza”, theksoi ai.

Për shënimin e ditëlindjes së 17 të shtetit të Kosovës Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh përfshirë homazhe e ngjarje kulturore.

17 vite më parë, në një seancë të Kuvendit të Kosovës u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në seancën historike morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, të cilët e nënshkruan edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët serb.Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi./KP/

Në trend

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminuar nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminuar nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Laert Vasili komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë

Laert Vasili komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë

Magazina
Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan

Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan

Liga e Kampionëve
LIVE: Bllokadë institucionale në Kuvend – a do të ketë zgjidhje sot?

LIVE: Bllokadë institucionale në Kuvend – a do të ketë zgjidhje sot?

Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Lajme
Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

A e dini se...
Kalo në kategori