Seanca në rastin “Banjska” mbyllet për publikun
Është mbyllur për publikun seanca në rastin “Banjska” që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Deri të ky vendim, trupi gjykues erdhi pas kërkesës së prokurorisë që kjo pjesë e shqyrtimit gjyqësor të mos jetë e hapur me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit të koduar si “F1”.
Kërkesën për mbyllje të seancës për publikun e bëri prokurori Naim Abazi i cili tha se “cdo ekspozim i pranisë së tij [dëshmitarit F1] dhe elementeve që lidhen me identiteti ne tij para publikut, përbën rrezik real për sigurinë e tij personale”.
"Ky dëshmitar gëzon mbrojtje të identitetit, në përputhje me kapitullin 8 te procedurës penale. Çdo ekspozim i pranisë së tij dhe elementeve që lidhen me identitetin e tij para publikut përbën rrezik real për sigurinë e tij personale. Për më tepër, mbyllja e kësaj seance është e domosdoshme pasi që përjashtimi i individëve nga salla nuk do të mjaftonte për të garantuar mbrojtjen e kërkuar. Dëshmitari është nën masa të veçantë sigurisë dhe ruajtja e anonimitetit është kusht themelor për paraqitjen e lirë dhe të dëshmisë së tij të dhënë në këtë procedurë. Prandaj kërkoj qe kjo pjesë e shqyrtimit gjyqësor të zhvillohet në mënyrë të mbyllur, pa praninë e mediave, publikut në mënyrë që të garantohet mbrojtja e këtij dëshmitari", tha ai.
Dëshmia e tij do të jepet përmes video-lidhjes dhe në kushte anonimiteti.
Avokati Ljubomir Pantovic e kundërshtoi këtë kërkesë të prokurorit special. Edhe avokati tjetër i palës së të akuzuarve nuk u pajtua për mbylljen e seancës.
"Duke marrë parasysh qe këtij dëshmitari i është mbrojtur identiteti konsideroj se nuk ka nevojë që të përjashtohet publiku", tha ai.
Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti kërkoi nga mediat dhe publiku qe ta lirojnë sallën.
"Trupi gjykues pas propozim të prokurorisë , pas këshillimit, aprovohet propozimi i prokurorisë që në rastin e dëgjimit të dëshmitarit F1 të përjashtohet publiku dhe mediat, pasi që masat e marra nga gjykata ne rastin e shpalljes së dëshmitarit dhe ndryshimit të figurës dhe zërit nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur qëllimin e kërkuar me shpalljen e këtij dëshmitari. Pasi bazuar në dëshmitë dhe rrethanat e rastit, ka gjasa të zbulohet identiteti. Andaj nga ky moment, i ftojë publikun dhe mediat ta lirojnë sallën", tha ai”, tha ai kryetari i trupit gjykues.
Paraprakisht, nën masa të larta të sigurisë janë sjell në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Deri më tani, për këtë sulm terrorist, janë dhënë disa dëshmi nga zyrtarë policorë.
Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave./KP/






























