Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Treqind”, “Titanik” dhe “Tarifa”.
Në rastin “Treqind” akuzohet ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska në muajin maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet dënim me burg, ndërsa në muajin dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktvendimin e shkallës së parë për rastin dhe e ktheu në gjykim të sërishëm.
Sipas aktakuzës së PSP-së, Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro.
Rasti “Titanik” gjendet në procedurë dëshmuese dhe nxirren prova materiale të propozuara nga PSP-ja. Bëhet fjalë për rreth 5.900 prova materiale. Prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për persona të plotfuqishëm, pjesë nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera.
Përveç ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në “Titanik” akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.
Ata akuzohen për “shoqërim kriminel”, “shkelje të së drejtës së votës”, “shkelje të të drejtës së përcaktimit të votuesve”, “ryshfet gjatë zgjedhjeve”, “shkatërrim të materialit zgjedhor” si dhe “keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës”.
Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa” në të cilën akuzohen ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski dhe edhe dy persona të tjerë për furnizim kundër ligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë euro.
Sipas PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizimin publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konzorcium, i cili më vonë e ka marrë tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe nuk ka pasur dokumentacion komplet të dorëzuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania