LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Titanik 3”

Seanca gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Titanik 3”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastet e Prokurorisë Speciale “TNT” dhe “Titanik 3”.

Rasti “TNT” i cili ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të afaristit Fiat Canoski, është në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa në mesin e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktakuzës ata në vitin 2011 për shkak të urrejtjes politike kanë kryer vepër penale, duke e rrënuar objektin “Kosmos” të Canoskit.


Ndërsa në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI. Ata dyshohen për mashtrime zgjedhore dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësja Olja Ristova, ndërsa pritet të prezantohet edhe dëshmia e fundit e PSP-së. Kurse në seancën e radhës pritet edhe të fillojë procedura për fjalët përfundimtare.

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori