LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa”, “TNT” dhe “Tarifa”

Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa”, “TNT” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”, “TNT” dhe “Tarifa”.

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe pesë persona tjerë të punësuar në DSK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktakuzës, ata i kanë kryer përgjimet e paligjshme në periudhën prej vitit 2008 deri 2015, duke përgjuar 4286 numra telefonik, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.


Në rastin “Tarifa” i akuzuar është ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Ata dyshohen për blerje të paligjshme të softverëve sistemik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Ndërsa në rastin “TNT” në mesin e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski.

Ata dyshohen se për shkak të urrejtjes politike kanë rrënuar kompleksin “Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, të vendosur në Komunën e Gazi Babës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori