Së paku tri raste kontroverse ku u dëmtua Barcelona ndaj Interit: Blaugranasit me ankesë zyrtare ndaj gjyqtarëve të ndeshjes në UEFA

Barcelona do të nisë një ankesë zyrtare në UEFA për shfaqjen e diskutueshme të gjyqtarëve të së martës mbrëma gjatë humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Interit, bëhet e ditur sipas raportimeve në Spanjë.
Gjigantët katalanas pësuan humbje 1-0 në “Giuseppe Meazza” në kuadër të Grupit C, duke ia vështirësuar punët vetës për kalimin e grupit.
Hakan Calhanoglu shënoi pak para bilbilit të pjesës së parë për të vulosur një fitore të rëndësishme për skuadrën e Simone Inzaghit, të cilët kanë marrë dy fitore nga tre ndeshje të Ligës së Kampionëve.
https://twitter.com/FCB_OneTouch/status/1577403986260656129
Barcelona, ndërkohë, mbeti e ndezur pasi një sërë vendimesh dolën kundër tyre gjatë ndeshjes të së martës.
Vendimi më i madh i mbrëmjes erdhi vonë, kur ekipit mysafir iu mohua ajo që dukej si një penallti e pastër kur Denzel Dumfries preku topin me dorë brenda zonës.
Pavarësisht dëshmive nga përsëritjet, gjyqtari Slavko Vinçiç vendosi të mos jepte një penallti, një moment që tërboi trajnerin e Barcelonës, Xavi dhe lojtarët e tij.
Pas vërshëllimës së plotë, një Xavi i tërbuar tha: “Jam i mërzitur nga situata që duhej të kalonim”.
MAFIA!! @UEFAcom @ChampionsLeague pic.twitter.com/1WxqNfuD44
— Zona Blaugrana (@Zona_Blaugrana) October 4, 2022
“Është një padrejtësi, e kam thënë tashmë dje se gjyqtarët duhet të flasin sepse nuk kuptoj asgjë. Ai nuk donte të më jepte shpjegime në fund të lojës”.
Përveç vendimit të dyshimtë të penalltisë, disa besojnë se Barça duhet t’i ishte dhënë një penallti tjetër pas një shtytjeje ndaj Robert Lewandowskit, ndërkohë që Hakan Calhanoglu duhet të kishte marrë karton të kuq pas një goditjeje me kokë në Sergio Busquets.
Eduardo Iturralde, një ish-arbitri i La Ligës, i bëri të qarta ndjenjat e tij për vendimet e arbitrave të martën mbrëma.
“Ka një karton të kuq jashtëzakonisht të qartë për Calhanoglu për ndërhyrjen e tij ndaj Busquets”, deklaroi ai përmes @BarcaUniversal. “Janë dy penallti që nuk akordohen, njëra për lojë me dorë, tjetra pas shtytjes së Lewandowskit. E di që ndonjëherë mund të gabosh, por kjo…”.
🗣️ Xavi: “I asked for explanations after the match but they refused to answer.” pic.twitter.com/DnrbTc7Icf
— infosfcb 𝕏 (@infosfcb) October 4, 2022
AS pretendon se Barcelona tani do të bëjë një ankesë zyrtare në UEFA përmes shërbimeve të saj ligjore.
Ankesa do të përfshijë imazhe për të treguar atë që ata besojnë se është një “akt flagrant padrejtësie”. Ata sugjerojnë gjithashtu se klubi spanjoll do të kërkojë që Pol van Boekel, i cili ishte në dhomën e VAR të martën, të mos përfshihet më në një ndeshje të Barcelonës.
Barça aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Grupin C me tre pikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Chelsea përgatit 60 milionë euro për sulmuesin sensacion të Ligës Premier

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Dy top klubet angleze rivalizojnë Real Madridin për Jarrad Branthwaite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?