Një tërmet shkatërrues në afërsi të kufirit të Iranit me Irakut ka lënë të vdekur së paku 164 persona dhe më shumë se 1.600 të lënduar, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Iranit.

Sipas Ministrisë, numri më i madh i viktimave është në provincën Kermanshah, ku banorët raportuan për lëkundje në magnitudë prej 7.3 ballësh.


Sipas Institutit t amerikanë të gjeologjisë, tërmeti kishte qendrën në qytetin Halabja, në verilindje të Irakut.

Numri i vdekje të raportuara nga Irani, nuk dihet nëse përfshinë edhe numrin e viktimave në Irak.

Agjencitë e lajmeve raportuan për disa të vdekur dhe qindra të lënduar edhe në Irak, shumica në Kurdistan, edhe pse ende nuk ka raporte zyrtare. /Rel/