Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka thënë se është zhgënjyes vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjatjen edhe për tre muaj të pezullimit të Ligjit të Pagave.
“Anëtarët e SBASHK-ut përmes Avokatit të popullit i ishin drejtuar me mijëra nënshkrime Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që ta heq pezullimin e Ligjit të pagave. SBASHK zyrtarisht mori pohimin nga Kushtetuesja se kjo kërkesë ka arritur te ta dhe do të shqyrtohet. Mirëpo, në vend të kësaj, Kushtetuesja mori një vendim të çuditshëm duke e shtuar kohën e pezullimit edhe për tre muaj. Me këtë veprim Kushtetuesja shtoi zhgënjimin dhe pakënaqësitë te punëtorët e arsimit, por jo vetëm të ata”, thuhet në njoftimin për media.
SBASHK thekson se Kushtetuesja, mbase e ndikuar nga situata aktuale, veproi pa të drejtë.
“Edhe sikur Ligji i pagave të kishte qindra faqe tekst dhe mijëra nene do të duhej shqyrtuar e do të duhej dhënë vendim meritor që ky Ligj të filloi së implementuari sepse mijëra shërbyes civilë e profesionalë janë duke pritur që nga dhjetori i vitit të kaluar këtë gjë. Nuk është mirë që të luhet me ndjenjat e tyre. Kushtetuesja dhe gjithë të tjerët le ta dinë se punëtorët e arsimit janë të zhgënjyer, por ata në këtë situatë të rëndë për Kosovën dhe gjithë botën do të vazhdojnë përkushtimin duke u angazhuar pa u ndalur në zhvillimin e procesit arsimor nga larg. Ata gjatë gjithë kohës po komunikojnë me nxënësit dhe prindërit duke realizuar kështu në përpikëri obligimet, edhe pse në rrethana të reja e shumë të vështirësuara. Punëtorët e arsimit do të vazhdojnë me përkushtimin duke dhënë kontribut të çmuar në realizimin e procesit arsimor e edukativ me lutjen që kjo situatë e rëndë të kalojë sa më parë e pastaj në kohë dhe rrethana të reja do të veprohet sipas zërit të anëtarësisë”, thuhet në njoftim.
SBASHK-u po ashtu reagon edhe ndaj një ideje të keqe e që paska shkuar edhe deri në kabinetin e Ministrit të financave, që sektorit publik t’u ulen pagat për 50% e ato mjete t’i dedikohen sektorit privat.
“Qeveria është mirë të gjejë mundësi e mjete për të ndihmuar sektorin privat, por jo duke goditur rënd e pa të drejtë të punësuarit në arsim e në sektorët tjerë. Punëtorët e arsimit me të drejtë kanë pritur që të marrin paga bazuar në Ligjin e pagave dhe janë mjaft të zhgënjyer me veprimin e ri e të keq të Kushtetueses dhe ideja absurde për prekje në pagat e tyre është e tmerrshme dhe do të krijonte situatë të rëndë e me plot pasoja. Punëtorët e arsimit janë duke punuar me zell e përkushtim edhe tani në këto rrethana dhe prandaj askush nuk ka të drejtë të prek në pagat e tyre. Mjaft na dha goditje të rëndë Kushtetuesja. Nuk kemi nevojë për provokime e goditje të reja sepse edhe durimi ynë ka kufi e kushte të vështirësuara dhe këtë e dinë MASHTI, nxënësit e prindërit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!