Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thotë se të gjithë po ndihen keq për shkak të rezultateve të PISA-s, prandaj kërkojnë mobilizim të përbashkët.
Sipas SBASHK-ut, gjendja nuk ndryshohet me “shpëtimtar” e me vajtore.
“Rezultate jo të mira në PISA kanë pasur edhe shtete me traditë e shumë të fuqishme ekonomikisht. Edhe Gjermania nuk kishte dalë mirë dikur në PISA , por ata nuk humbën kohë duke lotuar e duke sharë. U mobilizuan atje të gjithë dhe arritjet u shtuan”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Kjo sindikatë thotë se hedhja e fajit të mësimdhënësit e Kosovës është e papranueshme, pasi sipas tyre këta të fundit kanë bërë të pamundurën për procesin arsimor.
“Ju kujtoj gjithë atyre ‘shpëtimtarëve’ dhe vajtoreve se mësimdhënësit tanë kanë bërë gjithë të mundurën. U pajtuan me reformat dhe u munduan t’i vënë në jetë. U pajtuan të dërgoheshin në ngritje profesionale pa shkëputje nga puna, u pajtuan të shkojnë në trajnime e trajnime. Të tjerët vendosnin pa i pyetur mësimdhënësit për reformat, trajnimet dhe për eksperimente e eksperimente me klasat e 13-ta, me klasat e pesta e të nënta dhe me nguti të tjera. As për këto nuk duhet humbur kohë tani për të gjetur fajtorin , por duhet mësuar nga pësimet dhe duhet menduar të gjithë bashkë çka tani e tutje”, thekson tutje SBASHK-u.
SBASHK thotë se të gjithë mësimdhënësit e Kosovës janë ndier keq me rezultatet e PISA dhe janë të gatshëm të marrin pjesën e vetë të barrës për të përmirësuar gjendjen, por nëse mbesin vetëm në këto angazhime atëherë nuk ka si të priten ndryshime të mëdha pozitive.
“SBASHK-u ka bërë angazhime konkrete për ngritjen e cilësisë në bashkëpunim me GIZ dhe do të vazhdojë me këto angazhime, por do të reagojë vazhdimisht ndaj tendencave të individëve a ndonjë institucioni për ta nënçmuar mësimdhënësin, e për ta shpallur fajtor kujdestar atë. Mësimdhënësit nuk meritojnë nënçmime, e vënie në pikëpyetje të dijes e përkushtimit të tyre, po meritojnë përkrahje nga të gjithë nëse vërtetë duam arritje të lakmueshme në arsim”, thuhet në fund të reagimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova