LAJMI I FUNDIT:

“Save the Children”: 350 milionë fëmijë në zonat e konfliktit

“Save the Children”: 350 milionë fëmijë në zonat e konfliktit

Numri i fëmijëve që jetojnë në zonat e konfliktit, sipas “Save the Children” ka arritur në 350 milionë.

Kjo përbën një rritje prej më shumë se 75 për qind, krahasuar me fillimin e viteve ’90.

Më shumë se gjysma e këtyre fëmijëve, 165 milionë jetojnë në vende me konflikte të egra.


Sipas “Save the Children”, shkak i rritjes së numrit është pjesërisht edhe fakti që në ditët e sotme po shihen gjithnjë e më shumë konflikte, e ato po zgjasin gjithmonë e më shumë.

Për më tepër, konfliktet nuk po i kursejnë zonat e populluara.

Konfliktet në Siri, Jemen dhe Irak janë zhvilluar në qytete e fshatra, ku jetojnë shumë fëmijë.

Për “Save the Children”, tri vendet më të këqija për të qenë një fëmijë janë Siria, Afganistani dhe Somalia.

Pas këtyre vendeve renditen Jemeni, Nigeria, Sudani Jugor, Iraku, Republika Demokratike e Kongos, Sudani dhe Republika e Afrikës Qendrore. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Serbia
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?

Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?

Evropa
Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha

Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha

Botë
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori