Pas tre sezonesh, seriali i HBO-së, “And Just Like That”, vazhdimi i “Sex and the City”, është anuluar zyrtarisht.

Seriali nuk mori të njëjtën pritje pozitive si “Sex and the City”. “And Just Like That” ka qenë përçarës që nga fillimi i tij, por shikueshmëria ka mbetur e fortë.


Sarah Jessica Parker, e cila ishte aktorja kryesore dhe producentja ekzekutive e serialit, iu përgjigj pyetjes se çfarë mendon për ata që e shikojnë serialin dhe e urrejnë atë.

Sarah Jessica Parker

"Mendoj se nuk më intereson vërtet. Dhe arsyeja pse nuk më intereson është sepse shfaqja ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe lidhjet që ka krijuar me audiencën kanë qenë shumë domethënëse", tha Sarah për New York Times.

Ajo vuri në dukje se si ajo dhe kolegët e saj gjithmonë punonin jashtëzakonisht shumë për të treguar histori interesante ose të vërteta.

Seriali origjinal “Sex and the City” u transmetua në HBO nga viti 1998 deri në vitin 2004, duke përfshirë gjashtë sezone dhe 94 episode.

Fitoi shtatë çmime Emmy, tetë çmime Golden Globe dhe miliona fansa në të gjithë botën. Pas tij dolën dy filma (2008 dhe 2010), dhe më pas një vazhdim në formën e “And Just Like That”, i cili filloi në vitin 2021.

Seriali ishte revolucionar për kohën e tij, duke folur hapur për seksualitetin, miqësinë, modën dhe sfidat moderne të jetës në një qytet të madh. /Telegrafi/