LAJMI I FUNDIT:

Sapo erdhën në pushtet, talebanët hedhin në erë një monument të Ali Mazarit – të cilin e kishin ekzekutuar në vitin 1995

Sapo erdhën në pushtet, talebanët hedhin në erë një monument të Ali Mazarit – të cilin e kishin ekzekutuar në vitin 1995

Disa ditë pasi erdhën në pushtet në Afganistan, talebanët dyshohet se kanë dëmtuar statujën e udhëheqësit të Hazarasë, Abdul Ali Mazari në Bamiyan, të cilin ata e vranë në vitin 1995.

Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fotografitë e statujës tani të përdhosur në Bamiyan u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.

Bamiyan është i njëjti vend ku talebanët kishin hedhur në erë statujat e Budës në vitin 2001 me urdhër të udhëheqësit të saj të atëhershëm Mullah Mohammed Omar.


Abdul Ali Mazari, një Hazara etnik, ishte një udhëheqës i shquar në luftën kundër talebanëve.

Ai u rrëmbye dhe u vra nga talebanët dhe trupi i tij u hodh nga një helikopter në Ghazni në vitin 1995.

Hazaret janë kryesisht myslimanë shiitë dhe ata janë sulmuar vazhdimisht nga grupet militante sunite myslimane në Afganistan.

Talibanët u kthyen në pushtet fundjavën e kaluar pasi pushtuan pjesën më të madhe të Afganistanit brenda pak ditësh, në një kohë kur kishin mbetur më pak se tre javë para tërheqjes së njoftuar të trupave amerikane nga ky vend.

Të martën, ata madje shpallën një “amnisti” në të gjithë Afganistanin dhe u bënë thirrje grave të bashkohen me qeverinë e saj. /Telegrafi/