Këshillat si shndërrohet bima në ilaç bimor. Pjesët e përdorshme të bimës për kurim.
Sanëza, ose e njohur ndryshe me emrin Gentiana, është një bimë barishtore zakonisht me zhvillim shumëvjeçar. Kjo bimë kuruese ka gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore në çrregullimet e tretjes. Pjesët e përdorshme të bimës për qëllime mjekuese janë rizomat dhe rrënjët.
Sanëza në saje të aftësive që ka për të stimuluar prodhimin e lëngut gastrik dhe të sekrecioneve intestinale (në zorrë) përdoret në çrregullimet e tretjes. Gjithashtu, kjo bimë nxit jashtëqitjen në konstipacione (kapsllëk). Ndërkohë sanëza është një bimë mjaft e mirë për personat që kanë probleme me oreksin, pasi përdorimi i kësaj bime përmirëson oreksin.
Gentiana është bimë e gjelbër shumëvjeçare, me gjatësi deri në 140 cm, me fletë të mëdha dhe lule të verdha, të tubuara në një tubë lulesh, nën sqetull të fletës, në pjesën e sipërme të kërcellit. Sanëza ka rrënjë shumë të gjata e të thella në tokë deri në 1 metër.
Kjo bimë rritet në livadhet malore, lëndina, kullosa dhe në malet e rralla, me lartësi mbidetare deri 2.500 metër.
Droga (pjesa e përdorshme e bimës për mjekim) është e fortë nga jashtë, me ngjyrë të verdhë deri në të kuqe të mbyllët. Në ujë droga bymehet shumë. Erën e ka karakteristike, shijen së pari të ëmbël e pastaj shumë të ithët.
Rrënja e Gentianës është njëra prej drogave të hidhëta më të rëndësishme (amara pura). Në përdorimin mjekësor përdoret për punimin e ekstrakteve (Extractum Gentianae sicum), tinkturave të ndryshme (Tinctura Gentianae), verës medicinale (Vinum Gentianae ferratum), çajit të ithët (Species amarae), etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit