Bëni sandviç në këtë mënyrë dhe kënaquni me kafshata të shijshme Përbërësit:- 6 feta bukë,- 3-4 lugë gjalpë kokosi,- 100 gramë dredhëza të freskëta,- 1 lugë të vogël vaj ulliri,- ½ luge të vogël uthull,- pak lëvore limoni,- 200 gramë djathë,- kripë,- piper.

191073 shutterstock 1388818376 ff


Përgatitja:

• Bukën nga njëra anë lyeni me gjalpë kokosi. Ajo anë do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me tavën e vogël dhe do të piqet.

• Në një enë të vogël përzieni dredhëzat e grira hollë, vajin e ullirit dhe uthullën.

• Shtoni lëvoret e limonit, kripën dhe piperin.

• Në fetën e bukës qitni djathë dhe dredhëza, mbuloni me fetën tjetër dhe piqni 3 – 4 minuta nga secila anë.

Kënaquni! - transmeton Telegrafi.