LAJMI I FUNDIT:

Sancho ‘vodhi vëmendjen’ me një pasim magjik me thembër dhe pastaj shënoi golin e fitores ndaj RB Leipzig

Sancho ‘vodhi vëmendjen’ me një pasim magjik me thembër dhe pastaj shënoi golin e fitores ndaj RB Leipzig

Shkathtësia e shkëlqyeshme e Jadon Sancho çoi në golin e tij të rëndësishëm fitues ndaj RB Leipzig të shtunën pasdite, ndërsa Borussia Dortmund ndjek një vend në Ligën e Kampionëve.

Dortmundi mori një fitore të madhe 3-2 në derbin e javës ndaj RB Leipzig, i vlefshëm për javën e 32-të në Bundesliga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Marco Reus (7’) dhe Sancho (51’, 87’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Lukas Klostermann (63’) dhe Dani Olmo (77’).


Megjithatë, goli i fundit dhe i fitores për Dortmundin, i shënuar nga Sancho vodhi vëmendjen e gjithë teleshikuesve.

Ylli anglez dhuroi magji në një moment, duke bërë një pasim perfekt për Raphael Guerrieron që po i afrohej portës.

Sancho pastaj u kthye në pozicion të mirë në zonë dhe ishte në vendin e përsosur për të çuar topin në rrjet dhe t’ia dhurojë golin e fitores ekipit të tij.

Me këtë fitore, Dortmundi kalon në pozitën e katërt në tabelë dhe është më afër tani të sigurojë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://twitter.com/UtdFaithfuls/status/1391075634840023042