Autori i golit te barazimit te Portugalisë kundër Polonisë (1-1), por ndeshje të cilën e fituan portugezët pas ekzekutimit te penalltive, Renato Sanchez, ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar.
Portugalia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Evropianit “Francë 2016”, pasi mbrëmë eliminoi Poloninë pas goditje nga pika e bardhë.
“Ne jemi shumë të kënaqur që kaluam në rundin tjetër. Tani na pret një sfidë e madhe”, ka thënë Sanches.
“Goli është një moment i veçantë për mua dhe jam shumë i lumtur. Tani te mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, tha ai.