Samsung vlerësohet me 36 çmime për dizajnin dhe teknologjinë e shkëlqyer në CES 2018 Innovation Awards

Samsung Electronics Co., Ltd., lideri global në teknologji, njoftoi sot se 36 produktet e saj më të fundit janë vlerësuar si fituese në CES® 2018 Innovation Awards. Produktet u vlerësuan në këtë program prestigjioz për dizajnin dhe projektimin e teknologjisë më të fundit në pajisjet e konsumit në 28 kategori.
Produktet e Samsung të vlerësuara me çmime përfshijnë kategoritë më të mira të inovacionit, Realitetin e Shtuar dhe atë Virtual, produktet që vishen, Video Displays, Pajisjet shtëpiake dhe Smart Home.
Përveç kësaj, kjo shënon vitin e parë ku Samsung ka fituar në kategoritë e CES Innovation Award të Fitness, Sports dhe Biotech me Gear Sport, Gear Fit2 Pro dhe Gear IconX (2018).
"Inovacioni është ADN-ja jonë, siç është angazhimi ynë për të ofruar produkte transformuese që krijojnë përvoja të rëndësishme për konsumatorët tanë," tha Tim Baxter, president dhe CEO i Samsung Electronics në Amerikën e Veriut. "Vlerësimi nga kolegët tanë të industrisë, vit pas viti, për zhvillimin tonë të pandalur të dizajnit dhe teknologjisë inovative është me të vërtetë një nder."
Çmimet e dhëna nga CES Innovation Awards sponsorizohen nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorëve (CTA) ™, themeluese dhe organizatore e CES. Shumë nga produktet e njohura të kompanisë Samsung do të jenë të shfaqura në CES 2018, e cila do të mbahet nga data 9 - 12 Janar 2018, në stendën e Samsung (# 15006), e vendosur në Sallën Qendrore të Qendrës së Konventës në Las Vegas.

Gear Sport është ora më e fundit smart në portofolin e pajisjeve që vishen të Samsung. Gear Sport është një gjurmes elegant dhe me funskionalitete të zgjuara për njerëzit me një stil jetese aktive. Gear Sport përshtatet lehtësisht nga puna në stërvitje me rezistencën 5ATM ndaj ujit gjatë gjithë ditës dhe gjurmon numrin e kalorive të shpenzuara. Me funksionalitete të zgjuara si Samsung Pay (NFC), kontrolli IOT dhe madje edhe muzika playback offline me Spotify, Gear Sport është gati për çdo gjë.
Samsung Odyssey HMD - Në partneritet me Microsoft, Samsung HMD Odyssey ofron një eksperiencë të pakrahasueshme të Mixed Reality të Windows. Me ekran të dyfishtë 3,5 inç AMOLED me rezolucion të lartë, fushë shikimi 110 gradë, kufje AKG dhe aktivizim të komandave zanore, Odyssey HMD i çon konsumatorët në kufij krejtësisht të rinj virtualë.
Galaxy Note8 - Galaxy Note8 ka një ekran prej 6,3 inçësh, në mënyrë që konsumatorët të shohin më shumë dhe të shfletojnë më pak. Përmirësimi i S Pen1 i lejon përdoruesit mënyra të reja për të shkruar, vizatuar dhe bashkëvepruar me telefonin dhe për të komunikuar me të tjerët, duke përfshirë krijimin e shënimeve direkt në ekran, duke krijuar mesazhe live2 dhe multitasking. Ajo gjithashtu ofron kamerën më të mirë të smartphone-ve të Samsung, që paraqet dy kamera të pasme 12MP dhe smartphone-in e parë në botë me stabilizimin e imazhit optik (OIS) në të dyja lentet, me kënd të gjerë dhe zmadhuese.
Monitori i lojërave 49" CHG90 G – Duke patur një ekran të lakuar 32:9 dhe ultra të gjerë, përdoruesi zhytet plotësisht në lojë. Ekrani ofron pamje kinematografike për të gjitha llojet e përmbajtjes. CHG90 mbështet teknologjinë Radeon FreeSync 2 të AMD për një eksperiencë më të mirë të lojrave me dyfishin e ndriçimit dhe ngjyrave. Ekrani gjithashtu përmban pamje vizuale mahnitëse të mundësuara nga teknologjia e imazhit HDR (High Dynamic Range), e cila, kur bashkohet me teknologjinë QLED Quantum Dot të Samsung-ut, përmirëson ndjeshëm cilësinë e imazhit me ngjyra dhe kontrast më të mprehtë.
Samsung Chef Collection (vlerësuar me 4 çmime) – Duke bashkuar dizajnin elegant dhe teknologjinë udhëheqëse të industrisë, linja e re e pajisjeve të kuzhinës së Samsung sjell veçoritë më inovative dhe të kërkuara të pajisjeve Samsung në kategorinë premium. Samsung Chef Collection reflekton aspiratat e brezit që zotëron një shtëpi të re, të cilët e shikojnë kuzhinën jo vetëm si një dhomë për të gatuar, por si reflektim i asaj që ata janë. Samsung Chef Collection u vlerësua me katër çmime në CES Innovation Honoree për Chef Collection 30” Pro Range, Chef Collection 30” Built-In Combi Oven, Chef Collection 36” Gas Cooktop dhe Chef Collection 30” Double Wall Oven.
Memoria 16Gb GDDR6 e Samsung - Karta DRAM zotëron shpejtësinë më të lartë dhe më të ulët të gjeneratës së ardhshme, për aplikacionet grafike-intensive. Ai përpunon imazhe dhe video deri në 16Gbps me Bandëidth të të dhënave I/O 64GB/s, e cila është ekuivalente me transferimin e rreth 12 DVD-ve të plota HD (5GB ekuivalente) për sekondë. DRAM i ri mund të operojë në 1.35 volt, duke ofruar avantazhe të mëtejshme mbi kujtesën grafike të sotme që përdor 1.5V në vetëm 8Gbps.
Samsung 8TB NGSFF NVMe SSD (PM983) - E para SSD 8 Tb "prodhimi i parë për gjeneratën e ardhshme" përmirëson kapacitetin e ruajtjes dhe performancën e serverave 1U (shumë popullor në elektronikën e konsumit). 64 8TB NGSF SSD mund të ofrojë 0.5 petabyte I / O për sekondë. Duke matur vetëm 30.5mm x 110mm x 4.38mm, pajisja gjithashtu përmirëson shfrytëzimin e hapësirës dhe mundësitë e shkallëzimit në serverat datacenter.
Exynos 9 Series 9810 - Exynos 9 Series 9810 është procesori më i fundit i Samsung, me CPU të personalizuar të gjeneratës së 3-të, GPU të përmirësuar dhe modem gigabit LTE me mbështetjen e industrisë së parë 6CA. Është ndërtuar mbi teknologjinë e gjeneratës së dytë prej 10nm.
1.Krahasuar me stilolapsin e Galaxy Note 5
2.GIF-et e krijuara mund të mos suportohen nga disa rrjete sociale dhe shërbime për mesazhe në varësi të madhësisë dhe kohëzgjatjes së GIF-ve
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memories, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në news.samsung.com.








































