Samsung vazhdon të transformojë përvojën tuaj në kinema me Ekranin Onyx Cinema LED në Evropë dhe në të gjithë botën

Ekranet e certifikuar DCI për kinema kanë 39 instalacione deri tani, me shtatë në Evropë dhe 14 të tjera të konfirmuara deri në fund të 2019-s.
Samsung Electronics njoftoi në CineEurope 2019, instalacionet më të fundit të ekraneve Samsung Onyx Cinema LED, ekranin e parë për kinema LED të DCI-së në botë.
“Ne jemi të entuziasmuar të njoftojmë instalacionet e fundit të teknologjisë Onyx të Samsung në të gjithë botën”, tha Seog-gi Kim, zv/president ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. “Me ekranin Onyx Cinema LED, klientët do të shijojnë cilësi më të lartë të fotografisë, raport të përmirësuar të kontrastit dhe një të zezë më të thellë. Ne jemi të përkushtuar që t’u sigurojmë shikuesve përmbajtje më të pasur që do t’i përfshijë ata në çdo skenë të filmit”.
Shtrirja e Onyx nëpër Evropë
Samsungu prezantoi katër lokacione të reja që do të instalohen në vazhdim në Evropë, dy ne Spanjë, një në Irlandë dhe një në Rumani.
Së pari, dy ekrane do të instalohen në Odeon Multicines në Spanjë. Lokacioni i Plaza de Armas (Sevilje) do të jetë i pari që do të hapet në shtator me një ekran 10-metërsh, pasuar nga CC San Vicente (Alicante) me një Onyx 14-metër, që hapet në tetor, ekrani i parë 14 metër i instaluar në Europë. Të dy instalimet do të kryhen nga Ingevideo dhe Equipo de Cine.
Ekrani i parë 10 metra në Britani të Madhe dhe Irlandë do të instalohet gjithashtu gjatë tremujorit të tretë të vitit, pas një marrëveshjeje të arritur me zinxhirin e kinemave Movies@. Vendi është ikoniku Movies@ Dundrum dhe instalimi do të kryet nga Omnex.
Ekrani i parë Onyx në Rumani do të instalohet gjithashtu para fundit të vitit, në Kinema One, e cila do të instalojë Onyx 5-metra në në Brasov, Qendrën Tregtare Coresi. CinemaNext do të jetë integruesi për këtë projekt.
Aktualisht në dispozicion në tre variante (5 metra, 10 metra dhe 14 metra të gjerë), ekrani Onyx i Samsung mundëson cilësi vizuale, performancë teknike dhe besueshmëri përtej operacioneve tradicionale me bazë projektori. Me modelin 4K që fiton validimin si “Digital Cinema Initiatives” (DCI) –i certifikuar për shfaqje teatrore LED, Samsung Onyx sjell fuqinë e cilësisë së imazhit LED dhe (HDR) në ekranin e madh për një përmbajtje më të gjallë dhe tërheqëse.
Roli protagonist i Samsung
Si kompania lider e ekraneve në botë, ekspertiza dhe teknologjitë e Samsung kalojnë ndasitë e panumërta të produkteve dhe Onyx sjell risitë vizuale të kompanisë në industrinë e kinemasë. Samsung pajis ekranet e saj me komponentë pararojë të industrisë që punojnë së bashku në mënyrë të përsosur për të ofruar një eksperiencë inteligjente shikimi për publikun në nivel global.
I frymëzuar nga gur i çmuar me të njëjtin emër, Samsung Onyx aludon në aftësinë e ekranit për të shfaqur përmbajtjen kinematografike me ngjyra të vërteta, të thella dhe realiste të zeza. Kur kombinohen me raportin e përmirësuar të kontrastit dhe me cilësimet e specializuara të tonit të grisë, kjo përbërje e imët prodhon përmbajtje më të ndritshme dhe më të detajuar që i bën shikuesit të ndihen pjesë e çdo skene.
Përveç kësaj, Samsung Electronics Co. ka ruajtur pozicionin e saj si lider në mbarë botën në lëmin digjital duke matur shitjet e njësive për 10 vjet radhazi. Të dhënat e publikuara kohët e fundit nga IHS Markit, ofruesi kryesor i të dhënave të tregut digjital, identifikuan Samsung si markën më të shitur në industri që nga viti 2009. Sipas raportit të teknologjisë IHS “Gjurmuesi i Tregut Publik të Ekraneve”, Samsung përbën 25.8 për qind të tregut global për reklamat digjitale në 2018-n.
Për më shumë informacion rreth Samsung Onyx, vizitoni: https://displaysolutions.samsung.com/led-signage/onyx
Për të mësuar më shumë rreth Cineurope 2019, vizitoni CineEurope. Për më shumë informacion rreth inovacioneve më të fundit të ekranit Samsung, si dhe artikujve, fotografive dhe videove nga Samsung, vizitoni: news.samsung.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë
ChatGPT mund të përdoret gjithashtu pa një llogari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi