LAJMI I FUNDIT:

Samsung me telefonat e ‘palueshëm’ vitin e ardhshëm!

Samsung me telefonat e ‘palueshëm’ vitin e ardhshëm!

Një raport i ri ka bërë të ditur se Samsung është duke punuar në zhvillimin e dy telefonave të palueshëm, të cilët do të debutojnë herët në 2017. Telefoni i parë do të ketë dy ekrane të rrafshta ndërkohë që telefoni tjetër do të ketë një ekran të vetëm OLED i cili mund të lakohet.

Ekranet për telefonin me dy panele pritet të jenë të furnizuara nga Japan Display Inc. Në ndërkohë, kompania nuk ka lajmëruar asgjë zyrtarisht mbi telefonat e palueshëm mirëpo pritet që të bëj shfaqjen e tyre në janar të vitit të ardhshëm.

Në anën tjetër, gjiganti koreano-jugor pritet të sjell ridizajnim të plotë të serisë Galaxy S dhe linjës së fabletëve Note, si rezultat i dështimit me Note 7 gjatë këtij viti.