LAJMI I FUNDIT:

Samsung me smartfon të ri që paloset, duket se do jetë shumë më i mirë se Galaxy Fold

Samsung me smartfon të ri që paloset, duket se do jetë shumë më i mirë se Galaxy Fold

Kanë mbetur edhe disa javë që kur do të lansohet Galaxy Fold, ndërsa që tani duket se Samsung, e ka zhvilluar një smartfon edhe më të mirë me mundësi që të paloset.

Së paku, kështu pretendohet në disa të dhëna nga burime të sigurta, por që nuk dihet nëse janë të vërteta, transmeton Telegrafi.

Tashmë kemi dëgjuar se ky telefon, i cili thuhet se do të quhet Galaxy Z Flip, do të ketë dizajn sikur të guaskës, ndërsa tani dimë pak më shumë, se si do të funksionojë ai ekran i palosshëm.


Detajet e reja vijnë nga XDA Developers Max Weinbach, që raporton se Z Flip do të ketë aftësinë të “mbyllet” në një kënd prej 90 shkallësh, duke lejuar që gjysma e poshtme e telefonit të veprojë si mbajtëse që e mbanë lart.

Aplikacionet, përfshirë kamerën e telefonit, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga ky orientim, i cili tingëllon veçanërisht i dobishëm për thirrjet video ose shikimin e videove të shkurtra. Sipas Weinbach, thirrja përfundon, paso telefoni të jetë palosur.

Ky smartfon dallon shumë nga Motorola Razr, e cila gjithashtu mbyllet si guaskë, por që nuk mund të hapet në këndin prej 90 shkallë,

Për këtë arsye, në Razr është edhe një ekran tjetër, që shërben për të marrë informacionet ëm të rrëndësishme, njëjtë sikurse edhe të Google Duo, ku te jetë mbyllur. Mësohet se Samsung Flip Z, do të ketë një ekran me 6.7 inç, që mund t’ju përshtatet të dy pozicioneve.

Sigurisht se këto të dhëna janë shumë të pakta dhe mungojnë detajet konkrete, mirëpo përshtaten me konceptin që Samsung e prezantoi gjatë vitit të kaluar, lidhur me një telefon të ri të palosshëm. /Telegrafi/

https://youtu.be/AZDl_SP-w9E

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shteti evropian instalon Starlink në katër ambasada

Shteti evropian instalon Starlink në katër ambasada

Teknologji
Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit e Android, këto aplikacione spiunimi nga Koreja e Veriut

Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit e Android, këto aplikacione spiunimi nga Koreja e Veriut

Teknologji
FBI paralajmëron që të mos përdorni këto faqe interneti, mund të vjedhin të dhënat tuaja personale

FBI paralajmëron që të mos përdorni këto faqe interneti, mund të vjedhin të dhënat tuaja personale

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Kalo në kategori