LAJMI I FUNDIT:

Samsung së shpejti do të lëshojë One UI 5.0 për Galaxy S21 FE

Samsung së shpejti do të lëshojë One UI 5.0 për Galaxy S21 FE

Samsung veçse ka lansuar një version të qëndrueshëm të One UI 5.0 i bazuar në Android për shumicën e telefonave të saj kryesore, duke përfshirë edhe serinë e Galaxy S22, pra është diçka e natyrshme që edhe Galaxy S21 FE ta marrë pjesën e saj të përmirësimeve të softuerit.

Jo se dikush dyshonte për këtë. Sigurisht, përdoruesit e Galaxy S21 FE nuk patën mundësinë të provonin softuerin e ri në testimin beta, por Samsung ka kohë që punon me dyer të mbyllura, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Gjurmët se Galaxy S21 FE do ta ketë të integruar One UI 5.0, softuer i ndërtuar duke u bazuar mbi Android 13 ishin gjetur në disa serverë të Samsung, dhe ka sugjerime se vet përditësimi do të lansohet dikur gjatë muajit të ardhshëm.


Por që ende nuk ka konfirmime mbi këto thashetheme.

Meqenëse telefoni u lançua me Android 12 në fillim të këtij viti dhe Samsung tashmë është zotuar të shtyjë të paktën katër përditësime kryesore për telefonat e tij kryesorë, ky do të jetë i pari për S21 FE. Tre përditësime të tjera të mëdha Android presin në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Elon Musk ka punësuar dy nga kushërinjtë e tij në Twitter

Elon Musk ka punësuar dy nga kushërinjtë e tij në Twitter

Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Kalo në kategori