LAJMI I FUNDIT:

Samsung i ri me skaner IR

Samsung i ri me skaner IR

Në Zauba, janë zbuluar disa nga detajet ku thuhet se pajisja do të jetë rezistuese ndaj ujit dhe pluhurit.

Samsung Galaxy Note 7, do të jetë i pari në serinë e Note për të ardhur me tiparet si rezistenca ndaj ujit, kartë microSD, specifika të përmirësuara dhe dizajn i ri i cili e bën telefonin edhe më atraktiv për blerësit.

Gjithashtu, flitet se do të jetë i pajisur edhe me një skaner IR, i cili do të jetë në gjendje t’iu identifikojë përmes bebëzës së syrit.


Sipas Forbes, telefoni i ri nga Android do të dal në treg më 2 gusht, transmeton KosovaPress.

Tashmë në internet kanë rrjedhur edhe disa pamje të versionit të vërtetë të këtij telefoni.