LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton edhe Galaxy S6 Edge+

Samsung prezanton edhe Galaxy S6 Edge+

Sikurse edhe pritej, Samsung sot e ka lansuar modelin e saj më të ri të telefonit, përkatësisht modelin Galaxy S6 Edge+, i cili ofron teknologji dhe dizajn të ngjashëm me Galaxy S6 Edge.

Karakteristikat e Galaxy S6 Edge+ përfshijnë ekranin me skaje në të dyja anët me dimensionin prej 5.7” në Quad HD Super AMOLED që mundëson përdorimin e aplikacioneve edhe në skajet më të fundit të telefonit, bashkë edhe me 4GB RAM.

Galaxy S6 Edge+ është i ndërtuar nga alumini 7000 Series që e bën pajisjen rreth 1.7 herë më të fuqishme dhe 1.3 herë më të rezistueshme ndaj gërvishtjeve, ka deklaruar Samsung.

Një shërbim i ri i Galaxy S6 Edge+ është “Live Broadcast” që mundëson ndarjen e videove në kohë reale në formatin Full HD edhe përmes kontakteve dhe YouTube. (Telegrafi)