LAJMI I FUNDIT:

Samsung përgatit edhe dy modele të reja?

Samsung përgatit edhe dy modele të reja?

Më parë gjatë këtij muaji një thashetheme ka lënë të kuptohet se Samsung është duke punuar në edhe një seri të re të telefonave të mençur me të cilët do të fillojë në të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për linjën e re të telefonave të mençur - Galaxy O.

Kohët e fundit, SamMobile ka zbuluar specifikat e dy modeleve të reja, Galaxy Grand On dhe Galaxy Mega On të cilët thuhet se do të jenë një pjesë e kësaj serie.

Të dy modelet e telefonave thuhet se do të shfaqen me specifika jo shumë të avancuara por do të ketë edhe një çmim të volitshëm.

Galaxy Mega On (SM-G600) do të shfaqet me ekranin prej 5.5-inç në HD, procesorin quad-core Snapdragon 410 me 1.5GB RAM, dhe 8GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet.


Pajisja thuhet se gjithashtu do të vijë me një kamerë 13MP për foto dhe video, si dhe një kamerë të përparme me 5MP, baterinë 3,000 mAh dhe me Android 5.1 Lollipop si sistemin e saj operativ.

Galaxy Mega On do të jetë një pajisje pak më e vogël me ekranin 5-inç në HD, procesorin Exynos 3475 CPU në 1.3GHz, 1GB RAM, kamerën e pasme me 8MP si dhe baterinë me 2,600 mAh.

Mega On gjithashtu do të vijë me Android 5.1 Lollipop si sistemin e saj operativ. (Telegrafi)