LAJMI I FUNDIT:

Samsung ofron memorie falas nëse bleni Galaxy S9, S9+ ose Note 8

Samsung ofron memorie falas nëse bleni Galaxy S9, S9+ ose Note 8

Nëse jeni duke kërkuar një ofertë të favorshme në Galaxy S9, Galaxy S9 + ose Note8, Samsung sapo ka filluar një iniciativë që do t’ju mundesojë të dyfishoni sasinë e memories në telefonin tuaj, falas.

Samsung do t’ju japë kartelat microSD 64GB, 128GB ose 256GB, ekuivalente me kapacitetin e ruajtjes së pajisjes që blini. Kjo do të thotë që nëse blini një model me 64GB memorie të brendshme, do të keni të drejtë për një kartë microSD 64GB shtesë dhe pa pagesë, një pajisje 128GB do të marrë një kartelë microSD 128GB dhe kështu me radhë.

Nëse kjo duket si diçka që do të ju interesojë, mund të drejtohesh në faqen e Samsung për të përfituar nga oferta.


Kur shtoni një pajisje që ju përshtatet në shportën tuaj, Samsung automatikisht do të shtojë kartelën përkatëse të memories falas. Kjo formë e promovimit është e vlefshme vetëm deri më 31 korrik ose përderisa furnizimet zgjasin. Nëse keni nevojë për më shumë detaje, sigurohuni që të lexoni termet dhe kushtet e plota.

Ndërkohë që marrëveshja është sigurisht atraktive, ata që kërkojnë të blejnë pajisjen më të fundit Galaxy Note mund të dëshirojnë të përmbahen, pasi kompania besohet të jetë duke zbuluar Galaxy Note 9 gjatë ngjarjes së Unpacked më 9 gusht.

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Kalo në kategori