LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 7 do të kushtojë 849 euro!

Samsung Galaxy Note 7 do të kushtojë 849 euro!

Samsung Galaxy Note 7 pritet të dal muajin tjetër, në datën 2 gusht, kur Samsung do të mbajë konferencën mediale.

Sipas një raporti të ri thuhet se Galaxy Note 7 do të shitet me çmim prej 849 eurove, në Evropë, 50 euro më shtrenjtë se Galaxy S7 Edge.

Më herët gjatë këtij muaji ka rrjedhur një informatë sipas të cilës thuhet se Note 7 do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe RAM memorie prej 4GB.


Spekulimet e mëhershme kanë sugjeruar se pajisja do të ketë RAM memorie prej 6GB.

Note 7 pritet që poashtu të jetë i pajisur me ekran 5.7” Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Pajisja pritet të ketë edhe hapësirë ruajtëse me kapacitet deri në 256 GB.