LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 5 vjen në shtator me shumë gjëra të reja!?

Samsung Galaxy Note 5 vjen në shtator me shumë gjëra të reja!?

Publikime të shumta mediale kanë sugjeruar se detajet për fabletine ri të Samsung, Galaxy Note janë bërë të ditura, dhe në mesin e tyre ka të dhëna për kohën e mundshme të lansimit të fabletit, koston me të cilën do të dal në treg, si dhe risinë kryesore - USB 3.1 Type-C.

Pritjet janë që Sasung Galaxy Note 5 do të vijë me dizajn të ngjashëm me atë të telefonave të fundit të kompanisë, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, por që si zakonisht fableti i Samsung pritet të vijë edhe me lapsin digjital, ndërsa lansimi i tij zyrtar pritet të bëhet në panairin e madh të IFA në Berin gjatë muajit shtator.

Raportet e shumta sugjerojnë se ndër të tjera, Galaxy Note 5 do të vijë edhe me ekranin në 4K, strukturë të re të procesorit që do të kombinojë CPU, GPU dhe RAM, si dhe USB 3.1 Type C port.

Kostoja e fabletit pa kontratë me operatorët mobil pritet të arrijë deri në 769 funta. (Telegrafi)