Samsung Galaxy J Max pozon për kamerat!

Janë lëshuar disa foto në internet ku shihet fableti i ri nga Samsung, Galaxy J Max.
Pajisja e parë në foto duket të jetë produkti më i ri nga Samsung. Lajmi i bërë nga @evleaks në Twitter nuk jep detaje të shumta mbi pajisjen përpos pamjes.
Megjithatë, Galaxy J Max thuhet se do të ketë ekran 7 inçësh. Për më shumë, Sammobile bën të ditur se kjo pajisje do të mund të ketë mbështetje për komunikimet GSM, HSDPA dhe LTE.
Detajet tjera nuk janë zbuluar ende, mirëpo Evan Blass (@evleaks) që njihet për lëshimet e tij të sakta mund të na sjell specifikat e tjera gjatë ditëve në vijim.
Nga
Telegrafi
08/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































