LAJMI I FUNDIT:

Samsung fillon shitjen e Galaxy Tab S edhe në Evropë

Samsung fillon shitjen e Galaxy Tab S edhe në Evropë

Muajin e kaluar në njërën nga ngjarjet e saj kryesore, Samsung zbuloi tabletin e ri Galaxy S, i cili fillimisht ishte në dispozicion për para-porosi në Korenë e Jugut, ndërsa më vonë u mundësua edhe për tregjet tjera, jashtë vendit të origjinës së Samsung.

Samsung Galaxy Tab S ishte lansuar në SHBA më 27 qershor, ndërsa tani është në dispozicion për shitje edhe në Evropë. Samsung e ka konfirmuar se Galaxy Tab S 8.4 dhe Galaxy Tab S 10.5 tani janë në dispozicion në shitje në kontinentin evropian.

Samsung Galaxy Tab S vjen me ekranin Super AMOLED në dy opsione: njëri përmban ekranin prej 8.4” ndërsa tjetri vjen me ekranin prej 10.5”. Të dy modelet ofrojnë rezolucionin prej 2560 x 1600 pikselëve.

Tabletët e rinj të Samsung mbështeten nga procesorët Exynos 5 Octa (1.9 GHz QuadCore + 1.3 GHz Quadcore) ose Qualcomm Snapdragon 800 2.3 GHz Quadcore, dhe disponueshmërinë e procesorëve e ndryshojnë sipas rajonit.


Të dy modelet e tabletëve të rinj të Samsung, përkatësisht Galaxy Tab S 8.4 dhe 10.5 sjellin 3GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe portin për kartelën mikroSD, e cila mund ta zgjerojë hapësirën e brendshme deri në 128GB, bashkë me Android 4.4.2 KitKat, si sistemin e tyre operativ.

Megjithatë, këto nuk janë karakteristikat e vetme të këtyre tabletëve, sepse secili version sjell bateri të fuqishme, dy kamera, lidhje për rrjete të ndryshme, dhe shumë specifika tjera të cilat duhet të vlerësohen nga secili blerës potencial. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Teknologji

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Teknologji
Kalo në kategori