LAJMI I FUNDIT:

Samsung dhe LG do të prodhojnë më pak 3D TV

Samsung dhe LG do të prodhojnë më pak 3D TV

3D TV asnjëherë nuk ka arritur të jetë popullor në mesin e përdoruesve, dhe tani me sa duket Samsung dhe LG e kanë në plan t’i eliminojnë modelet e televizorëve të njohur si 3D TV. Kjo gjë pritet të ndodhë brenda disa viteve të ardhshme.

Sipas një raporti të ri nga What HiFi, Samsung por edhe LG kanë planifikuar ndërprerjen e këtyre modeleve të televizorëve në vitet në vijim.

Rreth 40% e televizorëve të LG’së në 2015 e kishin funksionin 3D, dhe me sa duket kjo përqindje do të bie nën 20% për një kohë të shkurtë.

Samsung është gjithashtu duke kërkuar të shkrijë gamën e televizorëve të saj 3D, prandaj mund të presim të shohim më pak nga këto TV prej tyre edhe këtë vit. (Telegrafi)