LAJMI I FUNDIT:

Samsung dështon ndaj testeve për rezistencë ndaj ujit

Samsung dështon ndaj testeve për rezistencë ndaj ujit

Samsung Galaxy S7 Active, ka ndaluar së punuari pas vendosjes në ujë për të testuar rezistencën e tij ndaj ujit.

Telefoni ishte vendosur 1.5 metra në ujë dhe ishte larguar pas një gjysmë ore.

Pasi ishte nxjerr nga uji ekrani i tij nuk përgjigjej dhe kishte shfaqur shenja të gjelbërta.


Për t’u siguruar kompania e Samsung e kishte testuar edhe një telefon tjetër i cili kishte shfaqur gjithashtu simptoma të njëjta.

Kompania më pas u shpreh se nuk telefoni nuk ishte aq rezistues ndaj ujit sa duhej të ishte.

Ky telefon është i certifikuar me IP68.