LAJMI I FUNDIT:

Samsung bën gati edhe versionin e Galaxy Note 7 me 6GB RAM

Samsung bën gati edhe versionin e Galaxy Note 7 me 6GB RAM

Samsung Galaxy Note 7 u lansuar me 4GB RAM, edhe pse shumë njerëz shpresuan se kompania jugkoreane do të shkonte përtej me shpejtësinë e fabletit të saj.

Mirëpo tani sipas një raporti të ri thuhet se Samsung mund ta lëshojë edhe një variant të Galaxy Note 7 me 6GB RAM por fillimisht vetëm për tregun kinez.

Galaxy Note 7 me 6GB RAM është parë i listuar në Geekbench. Ky variant kishte edhe 128GB memorie të brendshme që e bën atë një model të padiskutueshëm të telefonit mobil nga Samsung.


Pse Kina? Sepse të gjithë e dimë se prodhuesit atje kanë lëshuar telefona kohët e fundit me 6GB RAM, dhe njëri prej modeleve më të përfolur kohëve të fundit është OnePlus 3.

Mbetet të shihet nëse Samsung do të prezantojë një variant me 6GB RAM për tregun kinez.