LAJMI I FUNDIT:

Samsung aksidentalisht konfirmon pamjen e Galaxy S10

Samsung aksidentalisht konfirmon pamjen e Galaxy S10

Një stuhi e rrjedhjeve gjatë periudhës së Krishtlindjeve na kanë treguar më shumë rreth Galaxy S10. Dhe ato rrjedhin nga vetë Samsung.

Falë një informate nga zinxhiri i furnizimit, Samsung ka konfirmuar rastësisht se si do të duket Galaxy S10.

Në një seri të postimeve në Twitter, Ice Universe ka konfirmuar se Galaxy S10 + do të jetë pothuajse identik me madhësinë e Galaxy Note 7, pasi lajmëruesi arriti të marrë një mbështjellës zyrtar të telefonit të Samsung.


Ky krahasim është jashtëzakonisht mbresëlënës pasi telefoni i 2016 është pajisur me një ekran 5.7 inç dhe Ice Universe thotë se Galaxy S10 + do të shtrydh një ekran masiv prej 6.44 inç në kornizën e madhësisë së njejtë (153.5 x 73.9 x 7.9 mm / 6.04 x 2.91 x 0.31 inç ).

Mbështjellësi i telefonit gjithashtu konfirmon se Samsung do të riorganizojë kamerat Galaxy S10 +, duke i vendosur ato horizontalisht me një kamerë të trefishtë të përmirësuar dhe Ice Universe vëren se shpejtësia e ngarkimit do të rritet gjithashtu. /Telegrafi/