Samsonite hap dyqanin e dytë në Kosovë – tashmë edhe në Prishtina Mall

Është koha të planifikoni udhëtimin tuaj të radhës… dhe ta niseni me valixhen e duhur!
Pas suksesit të dyqanit të parë në Albi Mall, Samsonite – marka legjendare që ka transformuar përvojën e udhëtimit për më shumë se një shekull – zgjerohet në Kosovë me dyqanin e saj të dytë, këtë herë në zemër të Prishtina Mall.
Përmes bashkëpunimit me Perfect Fashion, distributorin ekskluziv të markës, Samsonite sjell edhe më afër klientëve të saj kosovarë koleksionet më të fundit, dizajnet më inovative dhe cilësinë që e bën këtë emër një udhërrëfyes të besueshëm në çdo destinacion.
Samsonite nuk është vetëm një valixhe – është pjesë e udhëtimeve tuaja më të rëndësishme. Me ngjyra moderne, materiale të avancuara dhe funksionalitet të pa kompromis, çdo produkt është krijuar për të përballuar sfidat e udhëtimit me stil dhe lehtësi.
Me rastin e hapjes së dyqanit të ri, përfitoni 20% zbritje në të gjitha produktet deri më 6 korrik ekskluzivisht vetëm në dyqanin Samsonite në Prishtina Mall.
Vizitoni dyqanin e ri në katin 0 të Prishtina Mall dhe përjetoni standardet botërore të udhëtimit – nga një markë që nga viti 1910 ka qenë sinonim i inovacionit, qëndrueshmërisë dhe elegancës.
Samsonite. Udhëtoni më larg, më sigurt dhe më me stil.



















































