Samiti BE – Ballkani Perëndimor, nuk do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut

Samiti i nesërm BE-Ballkani Perëndimor nuk do t’i kushtohet zgjerimit të BE-së, por temave të lidhura me Planin për rritje të rajonit, harmonizimit të partnerëve nga Ballkani Perëndimor me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë ndaj ekonomive të tyre dhe ballafaqimin me migrimin, pra në tubimin nuk do të bëhet fjalë për çështje lidhur me procesin e negociatave, siç janë ndryshimet e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë burime nga Këshilli Evropian.
Kjo çështje, megjithatë, do të mund të ngritet në kuadër të debatit të Samitit, kushtuar pajtimit, edhe pse ky debat, sipas tyre, nuk do të duhet të lidhet me procesin negocues.
Burimet e njëjta potencojnë edhe se Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, duhet të punojnë në plotësimin e kritereve të konfirmuara me Kornizën negociatore, mes të cilave janë edhe ndryshimet kushtetuese.
“Shpresojmë se ato do të zbatohen sa më shpejtë dhe procesi negociator do të vazhdojë me sukses”, shtojnë ata.
Me propozim-konkludimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, pa konkrtetisht të përmendet vendi, thuhet se pajtimi, bashkëpunimi inkluziv rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbi i Bashkimit Evropian, prej këtu me rëndësi kyçe ëshët që me vullnet të mirë dhe me rezutate të dukshme të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë.
“Ende nevojiten përpjekje vendosëse shtesë për nxitjen e pajtimit dhe stabilitetit rajonal, si dhe gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve definitive, inkluzive dhe obligative për kontestet rajonale dhe bilaterale dhe çështje të rrënjosura në trashëgiminë e partnerëve nga e kaluara, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura”, thuhet në propozim tekstin e “Deklaratës së Brukselit”.
Në intervistën e djeshme me pesë gazetarë nga mediume nga Ballkani Perëndimor, mes të cilëve edhe AIM, kryetari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta porositi se duhet të punohet për plotësimin e plotë të obligimeve të vendit, që janë parakusht që ai formalisht t’i hapë negocuatat aderuese.
“Gjithsesi, duhet të respektohet ajo që Maqedonia e Veriut e ka realizuar dhe mendoj se shumë është me rëndësi të arrihet përforcimi i besimit mes Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve të saj, posaçërisht Bullgarisë. Ne duhet të punojmë që Maqedonia e Veriut të përmbushë plotësisht detyrimet e saj, të cilat janë parakusht për hapjen formale të negociatave. Kam respekt të madh për përpjekjet që Maqedonia e Veriut ka bërë në të kaluarën për të kapërcyer pengesat, veçanërisht me Greqinë. Ky është vend që edhe e ka ndërruar emrin për t’i tejkaluar këto pengesa”, theksoi Kosta në përgjigje të pyetjes së AIM.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë