Site icon Telegrafi

Samedo flet si lojtar i katalonasve: Nuk mendova dy herë për ofertën e Barcelonës

Nelson Semedo është tashmë lojtari i ri i Barcelonës.

Futbollisti portugez u shfaq për herë të parë para mediave të shumta të mbledhura Kamp Nou.

Mbrojtësi ishte i shoqëruar prej presidentit të klubit katalonas Josep Maria Bartomeu.

“Është krenari dhe nder të bart këtë fanellë. Mund të mbështeteni tek unë për gjithçka. Do të jap gjithçka nga vetja deri në pikën e fundit”, tha fillimisht ish-futbollisti i Benficës.

Semedo ishte mirënjohës për Barcën dhe agjentët që e përmbyllën transferimin për një kohë rekord, transmeton Telegrafi.

“Meqë e dija që isha në qendër të vëmendjes së Barcelonës, ishte zgjedhja ime e parë. Nuk mendova për asnjë moment për opsionet e tjera. Përfaqësuesit e mi gjithashtu kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për një kohë rekord”.

“Unë dua t’i falënderoj zyrtarët e klubit për besimin tek unë. Shpresoj që tani e tutje të kem shumë vite produktive në Barcelonë”, tha Samedo.

Bartomeu konfirmoi se çmimi i transferimit është 30 milionë euro dhe mund të ndryshoj edhe për pesë të tjera varësisht performancës së futbollistit. /Telegrafi/

Exit mobile version