Aktorja Jennifer Aniston (50) ka trup perfekt për të cilin ia kanë lakmi femrat e gjithë botës

Krahas aktivitetit të rregullt fizik, Jennifer Aniston disa herë në javë në menynë e vet ka sallatë, falë së cilës e mban perfekt linjën, transmeton Telegrafi.


Fjala është për sallatë freskuese verore me kinoa dhe perime të freskëta.

Përbërësit:- gjysmë filxhani kinoa;- 2 filxhanë ujë;- një tufë majdanoz;- 2 kastravecë;- 2 domate;- 1 avokado;- vaj ulliri;- lëng limoni;- kripë dhe piper sipas dëshirës.

quinoa z

Përgatitja:

Kinoan zieni në ujin e kriposur.

Zihet 20- 30 minuta.

Pasi që të jetë zier, lëreni të ftohet, shtoni katravecët e prerë, domatet, avokadon dhe majdanozin.

Qitni vaj ulliri dhe lëng limoni, ndërkaq kripë dhe piper shtoni sipas dëshirës.

/Telegrafi/