Sallatë me mish toni si racion veror

Ju propozojmë mënyrën në të cilën mund të kombinoni shumë mirë makaronat dhe peshkun nga konserva Përbërësit:- 200 g makarona (integral), - një konservë mish toni (në copa), - 150 g misër të ëmbël, - qepë, - 100–150 g majonezë, - 1 lugë e vogël kripë, - ½ luge piper.Përgatitja:
Makaronat i ziejmë me pak kripë. Misrin e ëmbël e ziejnë në ujë të njelmët 5-8 minuta. Qepën e re e presim në pjesë të imta.
Në tepsi e qesim brumin e ftohur dhe misrin e ëmbël. I përziejmë lehtë. Pastaj shtojmë qepën e re dhe mishin e tonit.
Të gjitha i përziejmë ngadalë derisa përbërja të homogjenizohet.
I qesim kripë dhe piper sipas shijes. Në fund shtojmë majonezën dhe që të gjitha i bashkojmë.
I fusim në frigorifer që të ftohen mirë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


















































