LAJMI I FUNDIT:

Salih Mustafa sot paraqitet sërish para Speciales

Salih Mustafa sot paraqitet sërish para Speciales

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa sot do të paraqitet sërish para gjyqtarit dhe prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Lajmi është bërë i ditur vetë nga Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi të lëshuar në faqen e tyre zyrtare.

“Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim.


Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, vendosi që t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafës, duke konsideruar se nëse ai lirohet ka rrezik të arratiset.

Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua me një urdhërarrest të lëshuar nga Guillou dhe po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori