LAJMI I FUNDIT:

Sali: Presim përgjigje nga autoritetet turke për atë se çfarë iu duhet, kemi gati dy ekipe për të shkuar në zonat e prekura nga tërmeti

Sali: Presim përgjigje nga autoritetet turke për atë se çfarë iu duhet, kemi gati dy ekipe për të shkuar në zonat e prekura nga tërmeti

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot në një deklaratë për media tha se në thirrjen publike të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për personat që do të shkonin në vendet e prekura nga tërmeti në Turqi, deri mbrëmë kanë aplikuar 150 vullnetarë.

Ministri tha se deri në orën 12 të ditës së sotme do të kenë listën paraprake të vullnetarëve që do t’ia ofrojnë Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe më pas përmes komunikimit të NATO-s me autoritetet turke do t’i informojnë për burimet njerëzore dhe materiale që RMV i ka në dispozicion.

Gjithashtu dy furgonët specialistë për mjekësi intensive që i marrim si donacion për Klinikën e Pediatrisë, të kompletuar me dy ekipe mjek, shofer dhe infermier janë gati për të shkuar në zonat e prekura, por së pari duhet të respektojmë të gjitha protokollet e komunikimit, gjegjësisht të marrin përgjigjen nga Turqia për atë që kanë nevojë konkretisht”, tha Sali.


Ai gjithashtu bën me dije se ekziston një listë e barnave që janë siguruar nga kompani dhe donatorë të cilët i kanë vënë në dispozicion edhe ato./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori